Ndërlidhjet

Siri: Lirohen mbi 1000 të burgosur


Siri - foto nga arkivi
Siri - foto nga arkivi
Siria ka liruar nga burgu më shumë se 1000 të burgosur, të cilët kanë qenë të përfshirë në protestat anti-regjimit.

“1180 të burgosur që kanë qenë të përfshirë në incidentet në Siri dhe të cilët nuk i kanë pasur duart e përlyera me gjak janë liruar sot”, është thënë televizionin shtetëror të Sirisë.

Lirimi i të burgosurve është njëra nga pikat e planit të Ligës Arabe që është aprovuar nga Siria më herët gjatë muajit, me qëllim që t’i jipet fund krizës në këtë vend, duke përfshirë edhe ndaljen e presionit ndaj protestuesve.


Bashkimi Evropian bllokon asetet e 18 sirianëve

Tetëmbëdhjetë sirianëve u janë bllokuar asetet nga Bashkimi Evropian, sepse kanë ndihmuar në goditjet ndaj protestuesve në Siri, e që nuk përfshijnë vetëm zyrtarë ushtarakë por edhe hakerë të kompjuterëve.

Dymbëdhjetë prej tyre, zyrtarë ushtarakë ose të shërbimit të intelegjencës, thuhet se janë përgjegjës për dhunë kundër civilëve, sipas një liste të lëshuar të martën.

Ndërsa, tre të tjerët akuzohen nga Bashkimi Evropian, se janë antarë të Armatës Elektronike Siriane, e cila përdorë internetin për të sulmuar aktivistët anti-qeveritarë.

Të penalizuarëve u ndalohet udhëtimi në Bashkimin Evropian.(e.b.)
XS
SM
MD
LG