Ndërlidhjet

Norvegji: Të akuzuarit për terrorizëm deklarohen të pafajshëm


Në Norvegji tre burra të akuzuar për komplot me al-Kaidën, për bombardimin e një gazete daneze që pati karikaturuar profetin Muhamed në vitin 2005, sot u vetëdeklaruan të pafajshëm ndaj akuzave për terrorizëm.

Mikael Davud, Shauan Sadek Bujak, dhe David Jakobsen kanë filluar gjykimin të hënën në Oslo.

Hetuesit thonë se ata kanë qenë duke ndërtuar një laborator për bomba, të cilat do t’i përdornin kundër gazetës “Jyllands-Posten”.

Të tre të dyshuarit janë arrestuar në vitin 2010 pasi u janë gjetur lëndë kimke që përdoren për të krijuar eksplozivë.

Nëse dënohen, mund të përballen me 20 vitë burg.
XS
SM
MD
LG