Ndërlidhjet

Asanzh sërish ankesë kundër ekstradimit


Britania ka njoftuar se themeluesi i WikiLeaks-it, Xhulian Asanzh, ka bërë një kërkesë që të dëgjohet ankesa e tij për ekstradim nga Gjykata e Lartë.

Dy gjykatës britanikë më parë këtë muaj hodhën poshtë kërkesën e Asanzhit për të mos ekstradohet në Suedi.

Asanzh kërkohet në Suedi për t’u marrë në pyetje lidhur me akuzat për dhunim dhe sulme seksuale ndaj dy ish-vullnetareve që punonin për WikiLeaks-in në Stokholm.

Sipas ligjit anglez, Gjykata e Lartë do të marrë parasysh ankesën e tij, vetëm nëse avokatët e tij mund të bindin gjyqtarët e Gjykatës së Lartë se rasti është me interes të veçantë publik.
XS
SM
MD
LG