Ndërlidhjet

Kazakistan: Presidenti shpërbën parlamentin


Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbajev, ka shpërbërë dhomën e ulët të parlamentit dhe ka thirrur zgjedhje të parakohshme parlamentare në datat 15-16 janar.

Urdhëri presidencial u lëshua pasi 53 deputetë, në një peticion javën e kaluar kanë bërë thirrje për shpërbërje dhe zëvendësim me një legjislaturë shumë-partiake.

Ata gjithashtu sugjeruan instalimin e një parlamenti të ri për t'u marrë me krizën e mundshme ekonomike. Aktualisht, të gjitha ulëset në parlamentin e Kazakisanit mbahen nga partia në pushtet, Nur Otan.

Por, ndryshimet e reja në ligjin zgjedhor do të lejojnë partinë e dytë të fitojë hyrjen në parlament në zgjedhjet e ardhshme - edhe në qoftë se nuk e kalon pragun prej shtatë për qind.

Zgjedhjet e ardhshme kanë qenë të parapara të mbahen në verën e vitit 2012, por sipas urdhërit të ri presidencial do të mbahen me 15 janar.

Urdhëri presidencial u botua sot në gazetën zyrtare "Pravda Kazakhstanskaya."

Kazakshtani kurrë nuk ka mbajtur zgjedhje që janë vlerësuar si të lira dhe të ndershme nga vëzhguesit ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG