Ndërlidhjet

Itali: Monti pritet të prezentojë kabinetin e ri


Mario Monti pritet t'i propozojë sot qeverinë e re presidentit të Italisë, duke filluar kështu punën në orientimin e ekonomisë italiane në mes të krizës së borxhit.

Monti, një ish komisioner i Bashkimit Evropian, pritet t’ia prezentojë listën e tij të kabinetit, presidentit Xhiorxhio Napolitano, në Romë.

Qeveria e re, e cila duhet të aprovohet edhe me vota në parlament, do të ketë për obligim të kalojë një program strikt të masave që synojnë të rikthejnë besimin e investitorëve, si dhe marrjen e një fondi të shpëtimit.

Ekspertët, në anën tjetër, kanë paralajmëruar se një kolaps italian mund të qonte në shpërbërjen e 17 vendeve që përdorin euron.
XS
SM
MD
LG