Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 16 nëntorin në vite…

  • RFE /RL

Benazir Buto, 2007

Benazir Buto, 2007

1988 – Benazir Buto zgjidhet kryeministre e Pakistanit përmes zgjedhjeve demokratike.

1894 – Turqit masakrojnë 6,000 armenë në Kurdistan.

1907 – Oklahoma bëhet shteti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

1933 – Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik vendosin marrëdhënie diplomatike.

1936 – Forcat ajrore të Gjermanisë nisin bombardimin e Madridit.

1987 – Aktorja Liza Bonet martohet me këngëtarin Leni Krevic.

1988 – Parlamenti i Estonisë shpall të pavarur Republikën Baltike.

1993 – Presidenti rus, Boris Jelcin, mbyll Muzeun e Leninit.

2004 – Presidenti i SHBA-së, Xhorxh Bush, emëron këshilltaren për siguri kombëtare, Kondoliza Rajs, në postin e sekretares së shtetit.

2008 – Kabineti i Irakut miraton me shumicë dërrmuese marrëveshjen e sigurisë me Shtetet e Bashkuara, e cila u bën thirrje forcave amerikane të qëndrojnë në këtë vend deri në vitin 2012. (v.t.)
XS
SM
MD
LG