Ndërlidhjet

logo-print

Republikanët vonojnë votimin për të dërguarin e SHBA-ve në Rusi


Republikanët në senatin amerikan kanë shtyrë votimin për të nominuarin e Shtëpisë së Bardhë për ambasador në Rusi, pas shqetësimeve lidhur me shkurtimin e shpenzimeve për armët bërthamore në SHBA.

Senatori Bob Korker, nuk kishte ndonjë arsye për kundërshtimin e votimit për të nominuarin Majkell Mekfall, i cli është këshiltari kryesor i presidentit Barak Obama për politikën në Rusi.

Por ai kundërshton votimin e planifikuar të Senatit për Mekfall, pasi ai kërkon siguri që qeveria do të vazhdojë të financojë kompleksin e armëve bërthamore në SHBA.

Ndihmësit e komitetit thanë se kjo levizje e republikanëve ka shtyrë emërimin për të paktën 2 javë.

Vitin e kaluar Obama bindi republikanët të votojnë traktatin e ri të kontrollimit të armëve bërthamore me Rusinë, duke premtuar 85 miliardë dollarë për 10 vitet e ardhshme për modernizimin e sistemin bërthamor të armëve në SHBA.

Por kriza buxhetore ka ngritur shumë pyetje lidhur me atë nese ky premtim i presidentit Obama do të realizohet.
XS
SM
MD
LG