Ndërlidhjet

Karzai u vë kushte SHBA-ve


Presidenti afgan Hamid Karzai ka vënë kushte për vazhdimin e qëndrimit forcave amerikane në Afganistan, duke thënë se Kabuli zyrtar dëshiron sovranitet kombëtar “tani”.

Duke folur në Kabul, në asamblenë tradicionale, Karzai tha se Shtetet e Bashkuara te Amerikës duhet të ndalin bastisjet e natës si dhe ndërtimin e institucioneve paralele në Afganistan si kusht për marveshjen strategjike të partneritetit në mes të dy vendeve.

Ai tha se nëse Uashingtoni plotëson këto kushte atëherë trupat amerikane mund të qëndrojne për kohë më të gjatë në Afganistan.

Forcat afgane të sigurisë pritet të marrin kontrollin e plotë mbi vendin në fund të vitit 2014, atëherë dhe kur pritet që forcat e aleancës të largohen.
XS
SM
MD
LG