Ndërlidhjet

Itali: Monti pranon zyrtarisht nominimin për kryeministër


Mario Monti ka pranuar zyrtarisht nominimin për t’u bërë kryeministër i Italisë, dhe ka njoftuar se do të marrë gjithashtu postin e ministrit të financave.

Monti sot ka shpallur edhe kabinetin e tij të ri ndërsa betimet pritet të bëhen më vonë gjatë ditës.

Qeveria e re do të ketë për obligim të kalojë një program strikt të masave që synojnë të rikthejnë besimin e investitorëve, si dhe marrjen e një fondi të shpëtimit.

68-vjeçari Monti u propozua në krye të një qeverie emergjente, pas dorëheqjes së Silvio Berluskonit të shtunën e kaluar, pas disa javë të trazirave të tregut mbi borxhin e lartë publik në Itali.
XS
SM
MD
LG