Ndërlidhjet

Izraeli mohon lidhjen me shpërthimin në Teheran


Një oficer i lartë ushtarak iranian sot ka mohuar se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli qëndrojnë prapa një sulmi të fundjavës në një depo municioni që la të vdekur 17 pjestarë të Gardës Revolucionare.

Gjenerali Hasan Firuzabadi, shefi i forcave të armatosura të Iranit, e ka konfirmuar shpërthimin në Teheran si “aksident” dhe ka refuzuar sugjerimet e mediave perendimore se mund të ketë qenë ndonjë operacion i fshehtë ushtarak nga Izraeli ose Shtetet e Bashkuara.

Firuzabadi, u citua nga agjencia e lajmeve Fars të ketë thënë se shpërthimi në Teheran “nuk ka të bëjë asgjë me Izraelin ose Amerikën”.
XS
SM
MD
LG