Ndërlidhjet

Vendosin pleqnarët e Lloja Gjirgës

  • RFE /RL

Gjatë hapjes së asamblesë tradicionale të pleqnarëve në Kabul, presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai me ish presidentin e kësaj asambleje, Sebatullah Muxhadid

Gjatë hapjes së asamblesë tradicionale të pleqnarëve në Kabul, presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai me ish presidentin e kësaj asambleje, Sebatullah Muxhadid

Në komentet e tij gjatë hapjes së asamblesë tradicionale të pleqnarëve në Kabul, presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, theksoi rëndësinë që roli i Lloja Gjirgas mund të ketë në vendosjen e kursit të ardhshëm të Afganistanit.

Më shumë se 2000 politikanë afganë, liderë fisnorë dhe klerikë janë mbledhur në Kabul për të diskutuar, përgjatë katër ditëve, rreth së ardhmes së pranisë ndërkombëtare ushtarake në shtet dhe negociatat me talebanët.

Pas sulmit të një tende të Gjirgas dhe kërcënimeve kundër pjesëmarrësve u shtrënguan masat e sigurisë në hapjen e asamblesë tradicionale të pleqve-e njohur si Loja Gjirga.

Përgatitjet për këtë ngjarje janë përcjellë edhe me grindjet politike mbi draft-marrëveshjen mbi një strategji të sigurisë ndërmjet Kabulit dhe Uashingtonit, e cila do të qartësonte rolin ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Afganistan deri në vitin 2014 sikurse edhe çështjen e negociatave me talebanët.

Qeveria po thellon varësinë e saj nga Lloja Gjirga për të ndihmuar vlerësimin e shtetit rreth opsioneve për këto dy çështje.

Në adresimin që bëri në hapje të takimit, presidenti afgan, Hamid Karzai, theksoi rëndësinë e detyrave aktuale.

Presidenti i Afanistanit, Hamid Karzai

Presidenti i Afanistanit, Hamid Karzai

Si mund ta arrijmë paqen më së miri? Si mund ta vazhdojmë procesin? Tek kush duhet të depërtojmë? A do të duhej të bisedonim me talebanët dhe me fqiun tanë Pakistanin apo me dikë tjetër? Këto të gjitha janë çështje mbi të cilat ju-përfaqësuesit e popullit afgan, duhet të na këshilloni. Është në mandatin e juaj ta këshilloni qeverinë e Afganistanit dhe liderët e tij për mënyrat se si mund të ecet përpara në procesin e paqes”, u shpreh Karzai.

Kabuli pat pezulluar përpjekjet për të negociuar me talebanët pas një sulmi vetëvrasës ndaj ish-presidentit të vendit, Burhanudin Rabani, në muajin shtator.

Karzai i la të hapura mundësitë sa i përket bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, por këtë vetëm nën “disa kushte”.

Ne e duam sovranitetin tonë shtetëror dhe ne e duam atë sot”, tha ai gjatë forumit.

Ne duam që raportet tona me Amerikën të jenë ato të dy shteteve të pavarura”, theksoi ai.

Presidenti afgan përjashtoi mundësinë e diskutimit mbi çështjen e bastisjeve të natës nga trupat ushtarake të SHBA-së dhe mbi burgosjen e afganëve, por tha se qëllimi do të duhej të ishte që të shmanget ekzistimi i “strukturave paralele karshi qeverisë sonë”.

Lloja Gjirga

Lloja Gjirga

Karzai pritej të paralajmëronte fazën e ardhshme të përpjekjeve për marrjen e përgjegjësisë rreth sigurisë në territorin e Afganistanit nga trupat vendore të këtij shteti, por ai nuk dha ndonjë detaj për qytetet apo rajonet e ardhshme ku pritet të bëhet dorëzimi i këtyre kompetencave.

Një nga sfidat kryesore për Afganistanin është që të arrijë në vitin 2014 dhe në periudhën pasuese. Në këtë kohë, institucionet dhe rinia e Afganistanit do t’i ketë marrë përgjegjësitë për sigurinë brenda territorit të tij dhe për popullin e tij. Procesi nisi para pak muajsh kur në disa nga krahinat e vendit iu kaluan përgjegjësitë institucioneve afgane të sigurisë”, shpjegoi ai.

Draft-marrëveshja për sigurinë ndërmjet Kabulit dhe Uashingtonit ka për qëllim ripërtëritjen e marrëveshjes aktuale dhe vendosjen e kushteve për periudhën pas vitit 2014, kur pjesa dërrmuese e operacioneve amerikane dhe të NATO-s pritet të kenë përfunduar.

​Vëzhguesit thonë se aleanca strategjike e Kabulit me Uashingtonin është vendimtare për mbijetesën e ardhshme të Afganistanit, por se mundësitë për një prani më të gjatë të trupave amerikane kanë shkaktuar kritika brenda vendit dhe shteteve fqinjë.

Nëse ata duan baza ushtarake, do t’i lejojmë, është edhe për të mirën tonë, do të fitojmë para dhe forcat tona do të trajnohen”, tha Karzai.

Shërbimi Radio Afganistani i Lirë raporton nga Kabuli që Lloja Gjirga do të ndahet, gjatë ditës, në 40 nënkomitete. Rekomandimet e këtyre grupeve do të prezantohen dhe do të diskutohen në mbledhjen kryesore që pritet të mbahet në ditët e ardhshme.(e.p.)


XS
SM
MD
LG