Ndërlidhjet

Efektet e krizës së eurozonës edhe në Serbi


Serbia synon të shkurtojë deficitin e saj buxhetor të vitit 2012 për të kompensuar efektet negative të krizës eurozonës, tha një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar të mërkurën.

Serbia synon të qojë deficitin buxhetor në 4.25 përqind vitin e ardhshëm, më ultë sesa këtë vit që ishte 4.5 përqind, tha Mark Allen, shef i këtij misioni.

Allen shpjegoi se këto vendime janë marrë për shkak të “kontekstit të rritjes më të ngadaltë ekonomike që shkaktohet nga turbullirat e eurozonës”.

Ministri i financave, Dushan Nikeziq, përshkroi këtë lëvizje si “hapin e parë substancial për sfidat që po vijnë”.

Delegacioni i FMN-së ka aprovuar shqyrtimin e parë të një marrëveshjeje kredie parandaluese për Serbinë që parashikon se vendi mund të tërheqë në euro 1.1 miliardë euro kredi shpëtimi nëse është e nevojshme.

"Marrëveshja me FMN-në është jashtëzakonisht e rëndësishme për Serbinë në këto kushte të trubullta dhe paraqet një sinjal të qartë se qeveria po vepron me kujdes” tha Nikeziq.

Allen tha se Serbia, e cila varet nga eksporti dhe investimet e eurozonës, do të preket nga fakti se nuk pritet rritje ekonomike vitin e ardhshëm.

Por, ai shtoi se ky vend ka “mbulesa për t’u nxjerrur”, duke përfshirë këtu rezervat e saj valutore, sistemin likuid bankar dhe kredinë nga FMN.
XS
SM
MD
LG