Ndërlidhjet

Përqindje e madhe e papunësisë te të rinjtë në Kosovë


Prishtinë...

Prishtinë...

Kosova konsiderohet të jetë vendi ku 70 për qind e popullsisë është më e re se 37 vjeçare.

Por, sipas zyrtarëve institucionalë dhe të rinjve kosovarë, sfida më e madhe mbetet papunësia.

Besa Hamza, 30 vjeçare nga Prishtina, e diplomuar në psikologji, thotë se edhe pas studimeve dhe diplomimit, tash e 4 vjet kërkon punë, por nuk ka pasur sukses.

Jam psikologe e diplomuar, magjistër i psikologjisë klinike. Janë bërë 4 vjet që aplikoj për punë, dhe nuk kam pasur fat asnjëherë ta gjej atë. Kam aplikuar nëpër shumë vende pune, por edhe pse kam mbërritur deri në intervistat finale, pavarësisht prej kualifikimeve, nuk kam arritur të punësohem. Tash i kam humbur shpresat, edhe jam demoralizuar që 4 vjet duke kërkuar punë”.

Janë bërë 4 vjet që aplikoj për punë, dhe nuk kam pasur fat asnjëherë ta gjej atë.
Edhe Marigona Myftari, 29 vjeçare, ka përfunduar fakultetin juridik. Përpjekjet e shumta të saja për të gjetur punë, kanë rezultuar pa sukses. Ajo, më pas ka vendosur të jetojë në një vend jashtë Kosovës.

E kam përfunduar fakultetin e juridikut. Nuk kam pasur fat të gjej punë. Kjo ka qenë arsyeja që aplikova për vizë që të dal jashtë Kosovës. Tash jetoj në Çeki”.

Sipas saj, në Çeki ka qenë shumë më e lehtë të punësohet... Pas një viti qëndrimi në këtë shtet, ajo gjeti punë.

Atje tash punoj me një zyre avokature, dhe aty punoj qe dy vjet. Një vit më është dashur deri sa jam adaptuar. Tash jam shumë e kënaqur”.

Zyrtarë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, thonë se shkalla e papunësisë është shumë e lartë, derisa fokusi është kryesisht te mosha 25 deri në 37 vjeçare.

Hafiz Leka, zyrtar nga kjo ministri, thotë se edhe përkundër përpjekjeve për t’i angazhuar me punë të rinjtë, statistikat e të papunëve mbeten të larta.

Sa i përket papunësisë te të rinjtë, është shumë e theksuar dhe është një sfidë e madhe për Ministrinë e Punës dhe për të gjithë Kosovën. Rreth 70 për qind e personave që kërkojnë punë janë prej moshës 25 deri në 37 vjeç”.
Rreth 70 për qind e personave që kërkojnë punë janë prej moshës 25 deri në 37 vjeç.

Ministria e Punës ofron shërbime në tregun e punës, dhe përmes politikave të veta, synon nxitjen e ngritjen e shkallës së punësimit, e në veçanti, fokusi bie te rinia”, shprehet Leka.

Sipas tij, nga muaji janar e deri në muajin gusht të këtij viti, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka arritur t’i punësojë rreth 5 mijë e 18 persona, përmes politikave të kësaj ministrie, në bashkëpunim me organizata lokale dhe ndërkombëtare.

Sivjet, prej janarit deri në gusht, përmes programeve tona në bashkëpunim me Bankën Botërore, nxitjen e iniciativave lokale për punësim në 29 komuna të Kosovës si dhe programe me UNDP-në, e shumë të tjera, kemi arritur shkallë shumë të mirë të rritjes së numrit të të punësuarve. Pra, kemi punësuar rreth 5 mijë e 18 persona”, thotë Leka.

Sidoqoftë, Ligji për fuqizimin e rinisë është miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe se sipas zyrtarëve qeveritarë, tashmë implementohen dispozitat ligjore që parashihen aty. Por, në anën tjetër, të rinjtë Kosovën e shohin si një vend pa perspektivë.
  • 16x9 Image

    Ariana Kasapolli - Selani

    Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

XS
SM
MD
LG