Ndërlidhjet

Liga Arabe vazhdon presionin ndaj Sirisë


Kreu i Ligës Arabe tha sot se ky grup duhet të veprojë vendosmërisht për të ndalur gjakderdhjen në Siri, në dhunën e vazhdueshme në këtë vend.

Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Nabil al-Arabi e bëri këtë koment përpara takimit në Rabat, ku pritet të zbatohet vendimi për sanksionimin e Sirisë.

Sipas Kombeve të Bashkuara më shumë se 3500 njerëz janë vrarë që kur kanë shpërthyer protestat kundër regjimit sirian, në muajin mars.
XS
SM
MD
LG