Ndërlidhjet

Lëshohet fletarresti për Hartmanin


Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi ka lëshuar një fletarrest për ish-zëdhënësen franceze të prokurorisë së gjykatës për shkak të refuzimit të saj për të paguar 7 mijë euro, njofton agjencia e lajmeve AFP.

“Republika franceze urdhërohet dhe autorizohet në këtë mënyrë ta kërkojë, arrestojë, burgos dhe t’ia dorëzoje tribunalit, Florence Hartmanin”, citon agjencia një urdhër të gjykatës në Hagë.

Hartman është gazetare franceze, e cila deri në vitin 2006 ka qenë zëdhënëse e ish-prokurorës në Tribunalin e Hagës, Karla Del Ponte.

Në shtator të vitit 2009, ajo ishte dënuar nga gjykata me një gjobë prej 7 mijë eurosh pasi që, siç thuhet, ka publikuar në librin e saj, e më pas në një artikull reviste me informacione konfidenciale rreth gjykimit të Sllobodan Millosheviçit.
XS
SM
MD
LG