Ndërlidhjet

Fiton mocionin e votëbesimit


Kryeministri i ri i qeverisë së unitetit të Greqisë, Lukas Papademos, fitoi një mocion votëbesimi në parlament.

Qeveria e shpalli, ditë më parë, prioritet miratimin e paketës ndihmëse prej 130 miliardë eurosh të Bashkimit Evropian, e cila parasheh gjithashtu masa të shtrënguara financiare për Greqinë.

Kriza e borxheve të Athinës zyrtare çoi, në javën e kaluar, në dorëheqjen e kryeministrit, George Papandreu.
XS
SM
MD
LG