Ndërlidhjet

Kërkojnë “masa urgjente” ndaj Sirisë


Turqia dhe Liga Arabe bënë thirrje për “masa urgjente” në mbrojtjen e qytetarëve të Sirisë nga shtypja e dhunshme e regjimit të Bashar Al Asadit.

Në një deklaratë të lëshuar pas takimit ndërmjet përfaqësuesve të Turqisë dhe të vendeve arabike në Rabat të Marokos, ata deklaruan se janë “kundër të gjitha ndërhyrjeve të huaja në Siri”.

Bisedimet erdhën para takimit të Ligës Arabe rreth krizës në Siri, gjatë të cilit pritet të hyjë në fuqi vendimi i ligës për suspendimin e Sirisë nga blloku 22 anëtarësh.

Bisedimet erdhën gjithashtu në kohën e publikimit të raporteve që flasin për një sulm drejtuar selisë së inteligjencës në Damask, ku thuhet se u vranë të paktën gjashtë anëtarë të forcave të sigurisë.
XS
SM
MD
LG