Ndërlidhjet

Shpërthen një raketë afër Lloja Gjirgës


Zyrtarët thonë se një raketë shpërtheu sot në afërsi të vendit të Lloja Gjirgës në kryeqytetin afgan, ku po diskutohet e ardhmja e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.

Agjencia e lajmeve AFP, citon zëdhënësin e ministrisë së brendshme, Sedik Sediki të ketë thënë se një raketë u lëshua nga ana e një rruge rreth 500 metra nga vendi ku po mbahet tubimi.

Në një mesazh që u kanë dërguar gazetarëve, talebanët pretendonin se kanë lëshuar dy raketa në afërsi të Lloja Gjirgës të mërkurën mbrëma.
XS
SM
MD
LG