Ndërlidhjet

Arabia Saudite kërkon votimin e OKB-së për komplotin


Arabia Saudite është duke i bërë presion Kombeve të Bashkuara për votim mbi një rezolutë që dënon komplotin e dyshuar për vrasjen e ambasadorit të tyre në SHBA dhe i bën thirrje Iranit të bashkëpunojë me hetimin.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Irani ishte pas komplotit për të vrarë Adel al-Gjubeirin në Uashington. Megjithatë rezoluta e Arabisë Saudite, e cila iu është shpërndarë 193 anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së sot, nuk e akuzon Iranin drejtpërdrejtë për përfshirje.

Projekt-rezoluta, e cila është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, i bën thirrje Iranit që të "përmbush të gjitha detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar".

Sipas saj, qeveria e Teheranit duhet të "bashkëpunojnë me shtetet për të sjellë para drejtësisë të gjithë ata që morën pjesë në planifikimin, ekzekutimin, sponsorizimin, organizimin dhe në tentativën për për të vrarë ambasadorin e Arabisë Saudite".
XS
SM
MD
LG