Ndërlidhjet

Vritet një polic në Pakistan


Autoritetet pakistaneze thonë se tre vetvrasës me bombë hodhën veten e tyre në erë në makinën e tyre kur u kapën nga policia sot në Karaçi, qytetin më të madh të Pakistanit, duke vrarë kështu edhe një polic.

Ministri i brendshëm, Manzor Vasan tha se policia ka sinjalizuar makinën për t’u ndalur në një pikë kontrolli, por shoferi ka vazhduar të ngas ndërsa policia e ndoqi deri sa vetura shpërtheu.

Në Karaçi janë të shpeshta shpërthimt vetëvrasëse dhe sulmet mbi paradat fetare.
XS
SM
MD
LG