Ndërlidhjet

Demonstruesit sulmojnë parlamentin e Kuvajtit


Dhjetra e demonstrues sulmuan ndërtesën e parlamentit të Kuvajtit të mërkurën mbrëma, ndërsa qindra të tjerë demonstruan jashtë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Kryeministri, Sheik Naser al-Muhamed al-Sabah, një anëtar me ndikim i familjes në pushtet, ka qenë i akuzuar për korrupsion nga disa ligjvënës të opozitës.

Demonstruesit hynë në dhomën kryesore të parlamentit, ku ata kënduan himnin kombëtar para se të iknin nga aty.

Dëshmitarët thanë se policia kishte përdorur shkopinj gome më parë për të parandaluar demonstruesit të marshonin në rezidencën e kryeministrit.

Çështjet kyçe të Kuvajtit drejtohen nga familja në pushtet e al-Sabahut, por parlamenti i saj ka kompetencat më të madhe të të gjitha organeve të zgjedhura në Gji.
XS
SM
MD
LG