Ndërlidhjet

logo-print

Sot mbahet protesta e përvitshme në Athinë


Autoritetet greke kanë zbarkuar mijëra forca policore, si masë sigurie për protestën e përvitshme që mbahet sot në Athinë.

Protestuesit, të cilët kundërshtojnë masat e rrepta të kursimeve, pritet t’i bashkohen marshutës së sotme në afërsi të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Athinë, e cila ndryshe shënon përvjetorin e shtypjes së përgjakshme të një proteste stduentësh më 1973.

Ky përvjetor, tradicionalisht shërben si skenë për protesta anti-qeveritare, të cilat në shumë raste marrin edhe përmasa të dhunshme, njofton agjencia e lajmeve AP.

Greqia është përfshirë në dy vitet e fundit nga protesta të shumta anti-qeveritare, për shkak të krizës buxhetore në të cilën është futur vendi dhe për shkak të masave të rrepta të kursimit, të miratuara tashmë nga autoritetet greke.
XS
SM
MD
LG