Ndërlidhjet

Arrestohet i dyshuari për sulm në Shtëpinë e Bardhë


Policia arrestoi një burrë 21-vjeçar të dyshuar për të shtënat në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar.

Autoritetet thanë se, Oskar Ortega Hernandez, u kap nga trupat shtetërore të Pensilvanisë. Zyrtarët nuk mund të përshkruajnë motivin për veprimet e Ortegas.

Dy plumba janë gjetur në Shtëpinë e Bardhë, një nga të cilët goditi një dritare mbrojtëse.

Askush nuk ishte lënduar në të shtënat e së premtes mbrëma dhe presidenti Barak Obama me gruan e tij Mishell ishin jashtë qytetit në atë kohë.

Herën e fundit që plumbat goditën Shtëpinë e Bardhë ishte kur Francisko Martin Duran pati shtënë 27 herë me një pushkë gjysmë-automatike në vitin 1994, në një përpjekje për të vrarë presidentin e atëhershëm Bill Klinton.

Askush nuk ishte lënduar ndërsa Duran ishte dënuar me 40 vite burg.
XS
SM
MD
LG