Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës shqyrton projektligjin për buxhetin e vitit 2012


Kuvendi i Kosovës shqyrton sot projektligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2012. Ky projektligj, i cili parashihet të jetë 1 miliard e 520 milionë euro, sipas partive në pushtet, paraqet rritje ekonomike të përgjithshme prej 5.0 përqind.

Sipas planifikimeve të qeverisë, mbi 1 miliard e 100 milionë euro, do të grumbullohen nga Administrata Tatimore dhe Doganat e Kosovës, ndërsa 120 milionë euro pritet të trashëgohen nga bilanci pozitiv bankar i këtij viti.

Por, partitë politike në opozitë, kanë paraqitur vërejtjet e tyre të shumta mbi këtë buxhet, duke thënë se ai është më shumë në funksion të përfitimeve politike të pushtetit.

Mangësi në këtë dokument kanë shprehur edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe ekspertë për çështje ekonomike, duke ngritur dilemat e tyre kryesisht mbi shpenzimet kapitale.
XS
SM
MD
LG