Ndërlidhjet

logo-print

Obama: “Jemi këtu për të qëndruar”


Presidenti amerikan, Barak Obama tha sot se ushtria e Shteteve të Bashkuara do të zgjerojë rolin e saj në rajonin e Paqësorit, pavarësisht shkurtimeve të buxhetit.

Obama i bëri këto komente në një fjalim në parlamentin australian në ditën e dytë dhe të fundit të vizitës së tij në këtë vend.

Obama i tha parlamentit australian sot më herët se Shtetet e Bashkuara ishin “aty për të qëndruar" si një fuqi e Paqësorit e cila do të ndihmojë në formësimin e të ardhmes së rajonit.

"Derisa planifikojmë buxhetin për të ardhmen, ne do të alokojmë burimet e nevojshme për të mbajtur të fortë praninë tonë ushtarake në këtë rajon. Shtetet e Bashkuara janë një fuqi e Paqësorit, dhe ne jemi këtu për të qëndruar. Në të vërtetë, ne tashmë jemi duke modernizuar mbrojtjen e Amerikës në të gjithë rajonin. Do të jetë më gjerësisht e shpërndarë, do të ruajmë pranisë tonë të fuqishme në Japoni dhe gadishullin Korean, duke zgjeruar praninë tonë në Azinë Juglindore”, ka thënë Obama.

Të mërkurën, Shtetet e Bashkuara dhe Australia njoftuan se kanë rënë dakord që një forcë me deri në 2500 trupa amerikane do të vendoset në veri të Australisë.
XS
SM
MD
LG