Ndërlidhjet

logo-print

OKB dëshiron të dërgojë delegacion në Iran


Kreu mbikqyrës i Agjensionit Bërthamor të Kombeve të Bashkuara tha sot se dëshiron të dërgojë një delegacion të nivelit të lartë në Iran për të diskutuar rreth raportit të fundit të kësaj organizate për programin bërthamor të Teheranit.

Jukiya Amano, kreu i Agjensionit Ndërkombëtar të Energjisë Atomika, tha se shpreson që kjo vizitë e zyrtarëve do të “sqarojë shumë qështje’ në raportin e IAEA.

Ai tha se tashmë u ka dërguar letrën zyrtarëve iranian për të vizituar këtë vend.

Këto komente vijnë para takimit dy ditor të bordit të IAEA që fillon sot në Vjenë.

Në raportin e këtij agjensioni të publikuar javën e kaluar u tha se ka prova të besueshme që tregojnë se Irani është duke punuar në zhvillimin e teknologjisë të armëve bërthamore.

Por, Irani hodhi menjëherë poshtë këtë raport duke thënë se është “i pabazuar”.
XS
SM
MD
LG