Ndërlidhjet

Sergei Lavrov krahason Sirinë me luftë civile


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se kriza në Siri po fillon t'i ngjajë një lufte civile, pas sulmit të të larguarve nga ushtria në një bazë ushtarake pranë Damaskut.

Lavrov tha se komuniteti botëror duhet të bëjë thirrje te të gjitha palët në Siri, duke përfshirë edhe opozitën, për të ndaluar dhunën.

Të mërkurën, të larguarit nga ushtria sulmuan një bazë ushtarake pranë kryeqytetit, duke shënuar veprimin më të guximshëm nga ana e opozitës që kur kanë filluar protestat kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad, tetë muaj më parë.
XS
SM
MD
LG