Ndërlidhjet

Monti pritet të paraqesë planin për rritje ekonomike


Kryeministri i ri i Italisë, Mario Monti pritet të paraqesë në senat sot planet e tij për të rritur ekonominë e vendit dhe për të zvogluar borxhin e madh publik, përpara votave të besimit për qeverinë e tij.

Kabineti i Montit, i cili përbëhet nga akademikë dhe ekspertë dhe nuk përmban përfaqësues të partive politike, u betua të mërkurën.

Monti, një ish-komisioner i Bashkimit Evropian dhe ekonomist i respektuar, mban edhe postin e ministrit të financave.
XS
SM
MD
LG