Ndërlidhjet

logo-print

Maqedoni: 20-vjetori i Kushtetutës dhe shqiptarët



Në shënimin e 20 vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Maqedonisë, ekspertët e kësaj sfere, thonë se ka nevojë për ndryshim të aktit më të lartë juridik në vend.

Por, arsyet për këto ndryshime, janë diametralisht të kundërta mes ekspertëve shqiptarë dhe maqedonas.

Bajram Pollozhani, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese, thotë se edhe dy dekada pas miratimit, shqiptarët nuk kanë arritur të kenë statusin e barabartë.

Sipas tij, është koha e fundit, që të gjitha subjektet politike dhe jopolitike të fillojnë debatet serioze për ndryshimin e Kushtetutës, e cila, sipas tij, ka qenë në vazhdimësi gjenerator i krizave nga më të ndryshmet në vend.

Maqedonisë i nevojitet një Kushtetutë e re, edhe për harmoni të bashkëjetesës, edhe për aspekte të gjuhëve zyrtare, për mënyrën e vendimmarrjes, për punën e institucioneve, këshillin gjyqësor, për komitetin për marrëdhënie ndëretnike. Me këtë Kushtetutë në mund të shkohet drejt proceseve euroatlantike”, shprehet Pollozhani.

Me këtë Kushtetutë në mund të shkohet drejt proceseve euroatlantike.
Ai i konsideron të pamjaftueshme për ndryshimin e statusit të shqiptarëve edhe ndryshimet kushtetuese të vitit 2001, që u bënë pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas tij, ndryshimet e para dhjetë vjetëve kanë lënë shumë zbrazëtira juridike, pasojat e të cilave po ndjehen edhe sot.


Pritej që gjatë zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit të vetëdijesohet pala maqedonase në ndryshimin e çështjeve tjera që kërkoheshin nga shqiptarët për të ardhur te statusi i barabartë i tyre në Maqedoni. Por edhe kjo nuk ndodhi as në çështjen e përdorimit të gjuhës, as në çështjen e vendimmarrjes apo të mbrojtjes nga majorizimi”, shprehet Pollozhani.

Ai shton se gjuha shqipe ka statusin edhe më të pavolitshëm se kushtetuta e vitit 1974, pasi tani në Kushtetutë gjuha shqipe përmendet vetëm me numra, si gjuhë që e flasin mbi 20 për qind e qytetarëve të Maqedonisë.

Ndryshe nga Bajram Pollozhani mendon Vllado Popovski, gjithashtu ekspert i çështjeve kushtetuese.

Ai thotë se kushtetuta nuk duhet të ndryshohet për shkak të ndonjë rregullimi të ri të raporteve ndëretnike, por, për çështje tjera si në drejtësi apo një ndryshim eventual, sipas tij, do të duhet të bëhej në rast të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Nuk shoh ndonjë arsye që për shkak të raporteve ndëretnike të hartohet ndonjë Kushtetutë e re.
Nuk shoh ndonjë arsye që për shkak të raporteve ndëretnike të hartohet ndonjë Kushtetutë e re. Pra, nuk shoh ndonjë grumbull të problemeve që t'i qasemi ndryshimeve kushtetuese. Unë, kam dëgjuar kërkesa të tilla, por, ato zakonisht vijnë nga partitë opozitare shqiptare. Por, kur ato vijnë në pushtet në vazhdimësi përsërisin se Marrëveshja e Ohrit është kornizë e mjaftueshme për zhvillimin e barabarësisë në Maqedoni”, thekson Popovski.

Ai thotë se Kushtetuta aktuale mund të ketë pasur ndonjë mangësi të vogël, por ajo sipas tij, nuk mund të llogaritet si shkaktare e krizave në vend.

Në raport me të drejtat e bashkësive etnike, disa çështje ishin më restriktive dhe kjo u dëshmua më vonë. Por, konsideroj se Kushtetuta nuk ishte gjeneratore e veprimeve luftarake. Sidoqoftë, konsideroj se Kushtetuta ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm, jo vetëm në shtet-formësimin e Maqedonisë, por edhe në raport me bashkësitë etnike, për dallim nga Kushtetuta e sistemit të kaluar”, thotë Popovski.

Mbledhja solemne e Kuvendit e organizuar me rastin e 20 vjetorit të miratimit të Kushtetutës është bojkotuar nga partitë opozitare shqiptare, por jo edhe nga Partia Bashkimi Demokratik për Integrim.

BDI-ja, pjesëmarrjen e saj e ka arsyetuar me faktin se ky përvjetor korrespondon me dy data të rëndësishme: ndarjen e Maqedonisë nga federata jugosllave, dhe miratimin e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2001, që sipas BDI-së, kanë ndryshuar statusin juridik të shqiptarëve në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG