Ndërlidhjet

Ministria e punëve të jashtme organizon konferencën "Gërmia Hill"


Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Evropian për Punë të Jashtme dhe me përkrahje të Këshillit Britanik dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe gjatë tre ditëve të ardhshme pritet të mbajë konferencën “Gërmia Hill”.

Zëvendësministri punëve të jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, njoftoi sot përmes një konference për shtyp se qëllimi i këtij organizimi është sensibilizimi i opinionit publik dhe i përmirësimit të imazhit duke përdorur si mjet diplomacinë publike.

“Jemi krenar që në Kosovë për herë të parë do të organizojmë një konferencë me mbi 100 pjesëmarrës nga mbarë bota, përfshirë ministra të punëve të jashtme, zv/shefa të shtatmadhorisë ushtarake, ekspertë të shoqërisë civile, gazetarë, përfaqësues të medieve të famshme botërore, të cilët do të mblidhen në Kosovë për dy ditë dhe do të diskutojnë çështjet më parësore të politikës së jashtme evropiane”, theksoi Selimi.

Në anën tjetër, Arjeta Emra, drejtoreshë e Këshillit Britanik në Kosovë tha se kjo konferencë është vazhdimësi e promovimit të Kosovës.

“Është formuar një fond i cili përdoret për ta promovuar Kosovën në sferën e diplomacisë publike. Për herë të parë mbahet një forum i këtij niveli dhe i kësaj pjesëmarrje” tha Emra.
XS
SM
MD
LG