Ndërlidhjet

logo-print

Italia me plan për rritje ekonomike, protesta kundër kursimeve


Kryeministri i ri i Italisë, Mario Monti, tha sot se qeveria e tij do të zbatojë masat shtrënguese të cilat do të balancohen me “rritje dhe barazi ekonomike”.

Monti ka paraqitur në senat planet e tij për të rritur ekonominë e vendit dhe për të zvogluar borxhin e madh publik.

Megjithatë, sot mijëra studentë marshuan në qytete në të gjithë Italinë për të protestuar kundër shkurtimit të shpenzimeve të planifikuara”.

Përleshje midis demonstruesve dhe policisë u raportuan në disa qytete, duke përfshirë Romën.
XS
SM
MD
LG