Ndërlidhjet

logo-print

Papademos do të takohet me përfaqësues të BE-së


Kryeministri grek, Lukas Papademos, do të takohet me kreun e eurogrupit, Zhan-Klod Junker në Luksemburg më 22 nëntor, ka njoftuar zyra e kryeministrit sot, pa dhënë shumë hollësi.

Papademos, i cili u emërua kreu i koalicionit qeveritar javën e kaluar, ka qenë në bisedime me përfaqësues të mbajtësve të obligacioneve të vendit mbi një plan rreth borxhit.

Papademos është caktuar të takohet edhe me shefin e Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso dhe Presidenti i Këshillit të BE-së Herman van Rompuj, të hënën në Bruksel.
XS
SM
MD
LG