Ndërlidhjet

Klinton viziton Tajlandën


Hillari Klinton - foto nga arkivi
Hillari Klinton - foto nga arkivi
Teksti dhe video: Associated Press

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, vizitoi të enjten viktimat e përmbytjeve në Tajlandë, një ditë pasi bëri të ditur që do të jepet një pako ndihme prej 10 milionë dollarësh, për të ndihmuar gjendjen e rëndë në vend.

Klinton u bëri përshëndetjen tradicionale tajlandeze të njohur si “wai” (përkulje e lehtë me turp dhe bashkim i duarve, duke i afruar ato pranë fytyrë s), me më shumë se 1,400 të evakuuar që po jetojnë në stadiumin kombëtar.
Tailandë...
Tailandë...

Më tregoni historinë tuaj”, u tha ajo disa njerëzve në stadium.

Një nga ta ishte edhe Virat Çurusuan, i cili tha se është shumë e çmueshme vizita dhe interesimi i sekretares për ta…

Është një njeri me nam nga një vend tjetër, dhe ajo është e interesuar të na ndihmojë. Ndihem shumë mirë”, tha Çurusuan.

Afro një e treta e 77 komunave të Tajlandës, përfshirë edhe Bangkokun, janë përmbytur që nga fundi i muajit korrik.

Më shumë se një e pesta e popullsisë 64 milionëshe është prekur dhe dëmtuar nga këto përmbytje, dhe të paktën 567 njerëz humbën jetën.

Klinton mbërriti në Bangkok në një udhëtim të organizuar me nguti, duke e bërë në mënyrë e tërthortë, përderisa ishte në rrugën e saj për të marrë pjesë në një samit rajonal në Bali, Indonezi.

Në stadium, të evokuarit flenë pranë njëri-tjetrit, në një kamp të improvizuar...

Klinton, e shoqëruar nga zyrtarët tajlandezë, luajti me një foshnjë dhe e ushqeu atë nga një shishe me qumësht.

Pastaj, ajo e pyeti Mantitan, vajzën 9 vjeçare të Virat Çurusuanit, se a i mungon të shkojë në shkollë.

Vajza tha po… sepse janë bërë më shumë se 2 muaj që ajo nuk ka shkuar në shkollë.

Virat, i cili jeton afër komunës së Patum Tani, tha se u mundua të rrijë në shtëpi me familjen e tij, por dikur nuk pati mundësi…

Niveli i ujit po ngritej, dhe unë nuk munda të rri më”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara tashmë kanë siguruar ndihmë mjekësore, dhe një anije ushtarake amerikane është në portin tajlandez, me ekipe mjekësore dhe helikopterë, në përpjekje për ta ndihmuar popullin tajlandez, bëri të ditur Killnton.

Ajo tha se SHBA-të do të ndihmojnë në rihapjen e aeroportit Don Muang në Bankok, dhe se do të riparojnë stacionet policore të përmbytura.

Uashingtoni gjithashtu po konsultohet me Qeverinë e Tajlandës, se si t’i shpëtojnë dhe rindërtojnë qytetet më vlera të larta kulturore, ashtu siç është kryeqyteti antik Ajutaja, që gjendet në një nga zonat më të goditura nga përmbytjet.

Pjesë të Tajlandës, sidomos rrethina e Bangkokut, ende po përballen me përmbytje.

Megjithatë, autoritetet në Bangkok thonë se situata e përgjithshme në kryeqytet është duke u përmirësuar shpejtë, dhe dalë ngadalë vendi po e merr veten. (g.k.)

XS
SM
MD
LG