Ndërlidhjet

Fuqitë botërore të shqetësuara për programin atomik të Iranit


Diplomatët thonë se fuqitë botërore janë pajtuar sot për propozim marrëveshjen e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), që ka për synim shtimin e presionit diplomatik kundër Iranit, për ta shqyrtuar “shqetësimin e thellë në rritje” për programin e tij bërthamor.

Për propozim tekstin e pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermanisë, do të debatohet nesër nga Bordi i guvernatorëve 35 anëtarësh i ANEB-it.

Nga ana tjetër, shefi i kësaj agjencie të OKB-së, Jukia Amanio, ka propozuar dërgimin e një misioni të nivelit të lartë në Iran, për “qartësimin e çështjeve” lidhur me dimensionin e mundshëm ushtarak të programit atomik të Iranit.
XS
SM
MD
LG