Ndërlidhjet

Tiranë: Zyrtarët e lartë e vizituan Leka Zogun në spital


Presidenti Bamir Topi dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, sot ndaras e kanë vizituar Trashëgimtarin e Fronit Shqiptar, Leka Zogun, në një spital në Tiranë.

Raportohet se Leka Zogu ishte pranuar në spital në orët e mëngjesit në gjendje kome.

Kryeministri Berisha deklaroi se kishte komunikuar “shumë mirë më të dhe e gjeta optimist se do ta kapërcej këtë situatë”.

“Uroj që sa më shpejt të shërohet nga situata për të cilën erdhi në spital Madhëria e tij”, tha Berisha.

Presidenti Topi tha se “pavarësisht gjendjes klinike, ai kishte një komunikim të kthjellët”.

Mëtutje ai theksoi se “i urova shërim të shpejtë, dhe nuk e teprova duke qëndrua më shumë, sepse gjendje të tilla patjetër që kërkojnë qetësi”.
XS
SM
MD
LG