Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Afro 200 vetë të arrestuar në protestë


Qindra protestues të lëvizjes “Okupimi i Wall Street-it” në Nju Jork, marshuan nëpër pjesën financiare të qytetit, për ta shënuar dymujorin e fillimit të demonstrimit kundër pabarazisë ekonomike.

Policia i parandaloi protestuesit nga bllokimi i financierëve që të arrijnë në bursën NYSE, duke arrestuar më se 200 vetë.

Prefekti i Nju Jorkut, Majkël Blumberg, tha se policia kishte pritur më se 10 mijë protestues, në bazë të asaj se çka thonin veprimtarët në diskutimet në Internet.

Por, ai tha se ka pasur “shkatërrim minimal”.

Demonstratat, që u mbajnën edhe në qytetet Los Anxhelos, Las Vegas, Sent Luis, Uashington dhe Portlend, ishin kryesisht paqësore.

Shumica e arrestimeve u bë për shkak të bllokimit të rrugëve, por ndërprerja e trafikut ishte e shkurtër.
XS
SM
MD
LG