Ndërlidhjet

SHBA: Klinton në Mianmar – vizita e parë në 50 vite


Presidenti amerikan, Barak Obama, tha sot se sekretarja e shtetit, Hillari Klinton, do të udhëtoj për në Mianmar, derisa Amerika po e sheh si një mundësi historike progresin në këtë vend.

Sipas zotit Obama, pas viteve të errësirës, ka pasur “rreze të progresit” në Mianmar, gjatë disa javëve të fundit.

Udhëtimi i sekretares Klinton, muajin e ardhshëm, paraqet vizitën e parë të një sekretari aemrikan të shtetit në 50 vitet e fundit.

Kjo lëvizje është shenja më dramatike e ndryshimit të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Mianmarit, që njihet edhe si Birmani.

Këto komente presidenti Obama i bëri në Bali të Indonezisë, ku ai po merr pjesë në samitin e vendeve të Azisë Lindore.
XS
SM
MD
LG