Ndërlidhjet

logo-print

Jeremiq: Kërkesa për pasaporta ruse – thirrje për ndihmë


Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, tha se kërkesa e serbëve të Kosovës për shtetësi ruse, është “thirrje për ndihmë”.

“Kjo nuk është aq shumë një përpjekje për emigrim, aq sa është një thirrje për mbrojtje”, tha sot Jeremiq, në një konferencë për shtyp në Astana të Kazakistanit.

“Komuniteti ndërkombëtar u ka garantuar serbëve të Kosovës mbrojtje nga shtypja, por ata nuk e kanë këtë”, tha Jeremiq, dhe shtoi se serbët e Kosovës kanë vendosur se “mbrojtësi i tyre më i mirë dhe agjencia më e fuqishme në këtë çështje, mund të jetë partneri ynë dhe miqtë tanë, e kjo është Federata Ruse”.

Ditë më parë mijëra serbë të Kosovës kanë thënë se do të kërkojnë shtetësi ruse dhe e kanë filluar dorëzimin e dokumenteve në Ministrinë e jashtme të Rusisë.
XS
SM
MD
LG