Ndërlidhjet

Bllater kërkoi falje për komentet e tij për racizmin


Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Sep Bllater, sot ka kërkuar falje për komentet e tij aktuale për racizmin, derisa mediat britanike kanë kërkuar dorëheqjen e tij.

Zoti Bllater ka shkaktuar indinjatë kur sugjeroi se incidentet me abuzim racist në fushë të futbollit duhet të zgjidhen me shtrëngim të duarve pas lojës.

Zvicerani Bllater, 75 vjeçar, ka kërkuar falje, në një intervistë për BBC, duke u shprehur: “mund të them vetëm se më vie keq për të gjithë ata njerëz, që janë prekur nga deklaratat e mia”.

Megjithatë, Bllater tha se nuk do të paraqes dorëheqje lidhur me komentet e tij, që ishin kritikuar nga kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, dhe ish kapiteti i seleksionit futbollistik të Anglisë, Dejvid Bekhem.

Bllater theksoi se tërheqja do të ishte “totalisht jokorrekte” dhe se nuk është “kompatibile” me karakterin e tij.
XS
SM
MD
LG