Ndërlidhjet

Kosovë: LB reagon ndaj vlerësimit të Thaçit për kufijtë


Lëvizja për Bashkim ka reaguar ndaj vlerësimeve të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, se idetë për ndryshim të kufijve janë “befasuese, shqetësuese, e madje edhe të rrezikshme”.

Në një komunikatë për opinion, kjo Lëvizje, e cila në Kuvendin e Kosovës është e përfaqësuar me dy deputetë, ka thënë se “angazhohet për ridefinim të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, duke zbatuar reciprocitetin në të drejta midis serbëve të Leposaviqit, Zveçanit e Zubin Potokut dhe shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Ideja për ridefinim të kufijve u ngrit në seancën e 17 nëntorit të Kuvendit të Kosovës, nga Lutfi Haziri, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili tha se “ka mundësi që të dyja vendet t’i rishikojnë kufijtë që kanë ekzistuar në vitin 1956, atëhere kur Kosova kishte në territorin e saj Preshevën, Medvegjen dhe Bujanocin, komuna që tani janë në territorin e Serbisë”.
XS
SM
MD
LG