Ndërlidhjet

logo-print

SEEMO: Veton Surroi fitues i çmimit për vitin 2011


Publicisti kosovar, Veton Surroi, është fitues i Çmimit për të Drejtat e Njeriut për vitin 2011, nga organizata SEEMO, me seli në Vjenë.

Bordi i Organizatës për Media të Evropës Juglindore (SEEMO) i ka çmuar metodat jo të dhunshme dhe “përkushtimin e vazhdueshëm për të drejta të njeriut” në të gjitha aktivitetet e tij profesionale, thuhet në një kutmesë të kësaj organitare.

Çmimi i SEEMO-s për të Drejtat e Njeriut do t’i dorëzohet Veton Surroit në Prishtinë, më 24 nëntor, gjatë konferencës ndërkombëtare për Agjencitë e Reja dhe Mediat e Reja në Evropën Juglindore.

Vitin e kaluar, këtë çmim e ka fituar karikaturisti nga Bullgaria, Kristo Komarnicki, ndërsa në vitin 2004, fitues ishte shkrimtari nga Shqipëria, Fatos Lubonja.
XS
SM
MD
LG