Ndërlidhjet

Qeveria e Montit fiton votëbesimin


Qeveria e kryeministrit italian, Mario Monti, fitoi të premtën një mocion votëbesimi në shtëpinë e ulët të parlamentit-një ditë pasi ish-komisioneri evropian prezantoi reformat radikale për daljen nga kriza e borxheve.

Qeveria e teknokratëve të Montit fitoi me një maxhorancë të dukshme prej 556 nga 617 votat e deputetëve të pranishëm, pas një fitoreje të ngjashme në senat të enjtën.

Të enjtën, Monti paraqiti programin e tij të reformave për të fuqizuar rritjen ekonomike të vendit dhe për të zvogëluar borxhin e saj të lartë publik duke thënë se me masat e shtrënguara do të balancoheshin “rritja dhe kapitali”.

Mijëra studentë marshuan në qytetet italiane, të enjtën, për të protestuar kundër shkurtimeve në shpenzime.
XS
SM
MD
LG