Ndërlidhjet

S’pajtohen për taksën në transaksione


Kryeministri britanik, Dejvid Kemeron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, premtuan se do të punojnë së bashku rreth mospajtimeve për politikat e Eurozonës.

Duke folur në një konferencë të përbashkët me udhëheqësen e shtetit gjerman në Berlin, Kemeron tha se është pajtuar me të për nevojën e “veprimeve të vendosura” në zgidhjen e krizës së borxheve të Eurozonës.

Merkel theksoi interesin e përbashkët të të dyja shteteve në rregullimin e financave publike dhe sigurimin e rritjes së buxhetit të Bashkimit Evropian.

Mirëpo, ata gjithashtu vunë re se nuk ka ndonjë shenjë të progresit në mospajtimet e palëve rreth kërkesës gjermane për vendosjen e një takse të transaksioneve në Evropë-masë kjo, të cilën e kundërshton Britania.
XS
SM
MD
LG