Ndërlidhjet

Me rezolutë kundër programit bërthamor të Iranit


Bordi i guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) miratoi një rezolutë me të cilën rithekson “shqetësimin e thellë dhe në rritje” për programin bërthamor të Iranit.

Rezoluta erdhi pas publikimit të një raporti të agjencisë, në të cilën thuhej se Irani mund të ketë vepruar për dizajnimin e një bombe atomike dhe se mund të jetë ende duke punuar në atë drejtim.

Mbi tekstin e raportit ishin pajtuar gjashtë fuqitë më të mëdha botërore-pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermania, të cilat janë të përfshira në bisedimet me qëllim zgjidhjen e problemit me Iranit.

Tensionet mbi programin bërthamor të Iranit kanë rritur shqetësimet e Izraelit, i cili është zotuar në ndërmarrjen e masave ushtarake për të parandaluar zhvillimin e armëve bërthamore nga Teherani.
XS
SM
MD
LG