Ndërlidhjet

Shënohet 20 vjetori i rrethimit të Vukovarit


Diku 30 mijë njerëz u mblodhën gjatë ditës në qytetin kroat Vukovar për të shënuar 20 vjetorin e pushtimit nga forcat serbe, që vlerësohet të jetë një nga kapitujt më të errët të luftës në Kroaci ndërmjet vitit 1991 dhe 1995.

Kryeministrja, Jadranka Kosor dhe presidenti, Ivo Josipoviq, iu bashkuan masës, e cila marshoi në qytet.

Marshimi nisi te spitali i qytetit.

Më shumë se 200 kroatë dhe joserbë ishin ekzekutuar nga ushtria jugosllave (e dominuar nga serbët) në afërsi të një ferme derrash, pasi ishin nxjerrë nga spitali i qytetit.

Gjatë rrethimit të Vukovarit ishin vrarë diku 1 600 luftëtarë dhe civilë.
XS
SM
MD
LG