Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 19 nëntorin në vite...

  • RFE /RL

Herman van Rompuj

Herman van Rompuj

2009 – Herman van Rompuj zgjidhet presidenti i parë i Këshillit Evropian. Ai shërben në këtë post nga 1 dhjetori 2009 deri më 31 maj të vitit 2012.

1816 – Themelohet Universiteti i Varshavës.

1906 – Londra zgjidhet nikoqire e Lojërave Olimpike të vitit 1908.

1952 – Spanja i bashkohet Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë - UNESCO.

1985 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Ronald Regan, dhe lideri sovjetik, Mikhail Gorbaçov, takohen për herë të parë dhe caktojnë një takim privat prej 15 minutash.

1977 – Presidenti i Egjiptit, Anvar Sadat, bëhet udhëheqësi i parë arab që shkel në Izrael. Atij i sigurohet një mirëpritje heroike në Jerusalem, porse dënohet nga pjesa tjetër e botës arabe.

1969 – Futbollisti brazilian, Pele, shënon golin e tij të 1,000-të, në lojën kundër Vasko de Gamas në stadiumin Marakana të Rio de Zhenerios.

1995 – Shpërthimet vetëvrasëse në Ambasadën e Egjiptit në Islamabad vrasin 16 persona.

1998 – Vepra e piktorit, Vinçent van Gog, “Portreti i Artistit pa Mjekër”, shitet në ankand për 71.5 milionë dollarë.

2008 – Xhon Ki bëhet kryeministri i 38-të i Zelandës së Re, pasi partia e tij e qendrës së djathtë fiton zgjedhjet në po këtë muaj. (v.t.)
XS
SM
MD
LG