Ndërlidhjet

SHBA: Izolimi i Iranit- i paprecedent


Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Irani është duke u ballafaqur me një shkallë të paprecedentë të izolimit të shkaktuar nga bashkimi i forcave më të mëdha si kundërshtuese për krijimin e një arme bërthamore nga Teherani.

Këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Tom Donillën, u tha gazetarëve se Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë një qëllim të përbashkët e që është parandalimi i krijimit të një arme bërthamore nga Irani.

Presidenti amerikan, Barak Obama, diskutoi me liderët rusë dhe kinezë mbi ambicjet e Iranit për krijimin e armëve bërthamore gjatë samitit në Havaj.

Ndërkohë, Donillën komentet e tij i bëri në ditën e fundit të turneut nëntë- ditor të Obamas në Azi.
XS
SM
MD
LG