Ndërlidhjet

E quajnë “gabim historik” raportin e ANEB


Irani tha se raporti i fundit i shefit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore(IAEA~ANEB), Jukija Amano, ishte një “gabim historik”.

Emisari i Iranit në ANEB, Ali Asgar Soltanieh, i tha agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA që Amano të ketë pranuar se raporti i tij ka qenë një “gabim historik” dhe se “ka devijuar kursin e bashkëpunimit ndërmjet Iranit dhe ANEB-it”.

Pas publikimit të raportit të fundit të këtij mekanizmi, parlamenti iranian planifikon të rishikojë bashkëpunimin me agjenicnë bërthamore të Kombeve të Bashkuara me qëllim zvogëlimin e tij.

Megjithatë, mbetet e paqartë se a do ta miratojë Irani planin e Amanos për të dërguar një ekip inspektues të udhëhequr nga Herman Nakerts për në Teheran me detyrë hetimin e raporteve të inteligjencës mbi një program të krijimit të armëve bërthamore.
XS
SM
MD
LG