Ndërlidhjet

logo-print

OKB dënon komplotin e dyshuar ndaj saudi-arabit


Asambleja gjenerale e Kombeve të Bashkuara dënoi një komplot të dyshuar që thuhet se kishte për qëllim vrasjen e ambasadorit saudi-arab në Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet amerikane kanë akuzuar Iranin se qëndron prapa sulmit të dyshuar, mirëpo Teherani ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Rezoluta e Kombeve të Bashkuara, e cila u miratua të premtën me 106-9 vota dhe 40 abstenime, i kërkon Iranit ta respektojë ligjin ndërkombëtar dhe të bashkëpunojë në këtë hetim por nuk akuzon Teheranin për orkestrimin e komplotit.

Ambasadori iranian, Mohamad Kazi, tha se rezoluta e asamblesë “ishte e bazuar në asgjë tjetër pos pretendimeve të pabazuara të një shteti anëtar që ka një histori të gjatë të armiqësisë ndaj shtetit tim”.

Autoritetet amerikane thanë se kanë zbuluar, në muajin e kaluar, një komplot të dy iranianëve të ndërlidhur me shërbimet sekrete të Teheranit që kishte për qëllim vrasjen e Abdel Al Xhubirit, ambasadorin e rivalit të Iranit-Arabisë Saudite në Uashington.
XS
SM
MD
LG