Ndërlidhjet

Kryeministri polak fiton votëbesimin


Qeveria e re e Polonisë e udhëhequr nga kryeministri, Donald Tusk, fitoi një mocion votëbesimi të shtunën pas kërkesës së kreut të ekzekutivit për të miratuar reformat si mbrojtje të shtetit nga kriza e borxheve në Eurozonë, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.

Në dhomën e ulët 460 anëtarëshe (Sejm) të parlamentit, 234 deputetët thuhet se përkrahën koalicionin dypartiak të përbërë nga partia e qendrës së djathtë të Tuskut-Platforma Qytetare dhe partia e vogël bujqësore Partia Fshatare, ndërsa 211 thuhet se votuan kundër.

Dy deputetë abstenuan, ndërsa dy të tjerë nuk ishin të pranishëm.

Para votimit, Tusk theksoi se programi i tij i reformave, që përfshin rritjen e kufirit të moshës për pensionim dhe eliminimin e shumë privilegjeve në taksa dhe pensione, do të krijojë të ardhura prej diku 10 miliardë zllotisash polake apo 3 miliardë dollarë në kursimet paraprake për vitin 2013.
XS
SM
MD
LG